Shqyrtimi i pretendimeve të paraqitura nga një binzes në proçedurat e falimentimit paraqitet më komplekse për disa arsye sa vijon:
- Nëse ekziston ose jo mundësia për vazhdimin e veprimtarisë.
- Nëse elementët financiarë kanë tregueshmëri dhe besueshmëri për realizimin e planit.
- Nëse në një rast të mundshëm likujdimi kreditorët do shlyheshin më pak se në rastin e riorganizimit etj.
Rastet e planit të riorganizimit të paraqitura nga binzesi gjithashtu kanë vështirësi nisur nga madhësia e veprimtarisë së binzesit, lloji i veprimtarisë apo gjendja financiare në momentin e aplikimit për hapjen e proçedurave të falimentimit.
Për nga shuma e pretendimeve në rastet e binzesit ato janë në masë më të madhe, gjithashtu lloji dhe numri i kreditorëve është më i madh (kreditorët të siguruar ose të pasiguruar ku kemi furnitorë, kontrata shërbimi, institucione financiare etj.)
Nisur nga kompleksiteti që paraqesin këto raste, shpesh nga ana kreditorëve shihet me skepticizëm miratimi i planit.
Në fakt, përveç mënyrës së shlyerjes së detyrimeve parashikuar në plan secili prej kreditorëve duhet të ketë parasysh disa aspekte:
- Ecurinë historike të binzesit.
- Shkaqet që çuan në paaftësi paguese dhe në aplikimin për hapjen e proçedurave të falimentit.
- Totalin e aseteve apo faktin nëse është kreditor i siguruar apo jo.
- Potencialin që ka biznesi për tu ringritur financiarisht.
- Parashikimet në plan për ristrukturimin e binzesit dhe burimeve njerëzore me të cilat operon.
- Planifikimin e rastit të likujdimit të shoqërisë dhe faktit nëse një rast i tillë do të rezultonte më i favorshëm.
Nisur nga gjithë këto aspekte, në votim çdo kreditor nuk duhet fokusuar vetëm tek parashikimet në plan për shlyerjen e detyrimeve por dhe vetë karakteristikat që paraqet secili binzes.