Përfaqësim me të tretët lidhur me zgjidhjen e detyrimeve

Në rastet e paaftësisë paguese shpesh mardhëniet mes debitorit dhe kreditorit rrethohen nga klima e mosbesimit.

Pavarësisht nëse gjendja e vështirë financiare ka ardhur si pasoja e debitorit apo e faktorëve të jashtëm, komunikimi mes palëve shpesh bëhet i pamundur duke krijuar pasoja për të dyja palët.

Nisur nga ekpserienca disa vjeçare e ekspertëve të zyrës AlbanianBIS, jo domosdoshërisht të gjitha rastet mund të marrin zgjidhje në gjykatë. Shpesh një analizë e mirë e situatës financiare, me ekpsertizën e nevojshme, mund të vendosë sërish linjat e komunikimit dhe të rirkrijojë besimin mes kreditorit dhe debitorit duke gjetur një zgjidhje jashtë gjyqësore.

Në këtë kontekst, zyra AlbanianBIS e cila është e para në treg dhe ka një histori suksesi në zgjidhjen e këtyre situatave, ofron ndërmjetësimin dhe ekspertizën e saj për zgjidhjen e favorshme për të gjitha palët përpara se aplikimit në gjykatë mbi proçedurat e falimentimit.

Në çdo rast, asistenca për zgjidhjen mes palëve mund të ofrohet dhe gjatë proçedurave gjyqësore ku shpesh ka jo vetëm vështirësi në zbatimin e duhur të legjislacionit por dhe në kontekstin proçedurial ka shumë vështirësi.