Shërbime avokatie (përfaqësim në gjykatë)

Proçedurat e falimentimit për nga vetë kompleksiteti që ka ligji si në kontekstin procedurial ashtu dhe material, paraqesin domosdoshmërinë e përfaqësimit në gjykatë nga një avokat i cili është e specializuar në këtë fushë.

Mungesa e përfaqësimit apo një përfaqësim nga një avokat jo ekspert të fushës ka sjellë shpesh disa aspekte negative si:

  1. Konfuzion dhe tejzgjatje të proçedurës.
  2. Mungesë e mbrojtjes së të drejtave si debitorit ashtu dhe kreditorit.
  3. Zbatim të gabuar të legjislacionit “Për falimentin”.
  4. Rritje të kostove të proçedurës.
  5. Dëm financiar si në raste të debitorit ashtu dhe kreditorit.
  6. Etj.

Duke iu referuar këtyre kushteve, studio AlbanianBIS mundëson përfaqësimin me avokatë për:

  • Hartimin e kërkesë padisë dhe paraqitjen e saj në gjykatë.
  • Përfaqësimin në gjykatë në seancat gjyqësore.
  • Përfaqësimin dhe ndjekjen e proçeseve gjyqësore që lidhen me proçedurën e falimentimit si palë e paditur apo paditës.

Studio AlbanianBIS garanton paraprakisht një përfaqësim profesional avokatie dhe relaton paraprakisht mundësitë e suksesit para çdo proçedure gjyqësore.