Konsulencë dhe analizë për menaxhimin e detyrimeve, të ardhurave dhe shpenzimeve

Ligji “Për falimentin”, parashikon një proçedurë të rregullt, mbikëqyrje nga  gjykata dhe një administrator falimenti në rolin e mbikqyrësit i cili grumbullon mjetet e pasurisë së debitorit, i konverton ato në para, dhe bën shpërndarjet ndaj kreditorëve. Për t’u kualifikuar për shkarkim, debitori duhet të jetë një individ. Nëse të ardhurat e debitorit janë në masë më të madhe se detyrimet, ky i fundit nuk mund të legjitimohet për shkarkimin e detyrimeve. Përveç kërkesës, debitori është i detyruar edhe të paraqesë totalin e aktiveve dhe detyrimeve, një përshkrim të ardhurave aktuale dhe shpenzimeve, një deklaratë të situatës financiare. Parashtrimi i kërkesës në likujdim shkakton “qëndrim automatik” kundër shumicës së veprimeve të kreditorëve kundër debitorit ose të pasurisë së debitorit. Shumica e kërkesave të një individi shkarkohen, përveç shpenzimeve për  ushqim për mirëmbajtjen e fëmijëve dhe mbështetjen e detyrimeve, taksave të caktuara, megjithatë kjo ndryshon në vënde të ndryshme.

Po përpara se të realizohen veprimet e mësipërme, një individ ka të domosdoshme për të shqyrtuar situatën financiare. Në këtë kontekst është e domosdoshme konsultimi me një studio profesionale për shqyrtimin e alternativave më të favorshme si në aspektin financiar ashtu dhe atë ligjor. Kjo parapërgatitje shpesh është aspekti kryesor i suksesit në aplikimin për hapjen e proçedurave të falimentimit.