Zgjidhje Jashtëgjyqësore, Riorganizim apo Likujdim ?
Nëse ju jeni duke luftuar me borxhet, falimentimi mund të jetë një mundësi e mirë, por para se të aplikoni shqyrtoni alternativën më të favorshme. Në disa situata, një konsultë për proçedurat e falimentimit mund të jetë mjeti më i mirë. Lexo për të mësuar në lidhje me alternativat kryesore të falimentimit kur kanë të bëjnë me çështjet e borxhit tek bizneset.
Zgjidhja e detyrimeve të një biznesi kufizohet jo vetëm nga veprimtaria, veshtirësitë financiare, keq menaxhimi por dhe nga gatishmëria e kreditorëve për të punuar me biznesin për arritjen e një marrëveshje konsensuale për zgjidhjen e një problemi financiar.
Problemet financiare shpesh sjellin:
Presion nga kreditorët për shlyrjen e detyrimit.
Detyrimin apo imponimin për të hyrë në negociata me kreditorët.
Për shqyrtimin e alternativës kryesore në aplikim e një prej proçedurave të falimentimit, merren parasysh aspektet kryesore sa vijon:
A mund të mbijetojë Biznesi dhe të vazhdojë të ruajë veprimtarinë ?
Në mënyrë që të ofrojë një plan të shlyerjes së detyrimeve ndaj kreditorëve, një biznes jo vetëm që duhet të jetë në gjendje për të vazhduar veprimtarinë e tij, por duhet të jetë në gjendje të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer një pjesë të detyrimeve ose të gjitha në tërësi. Para se tu propozohet kreditorëve plani i riorganizimit duhet të tregojë që ka baza të qëndrueshme dhe është i besueshëm për tu realizuar.
Nëse duket se nuk ka asnjë mënyrë për ta rimëkëmbur biznesin brenda një periudhe të arsyeshme kohore, atëherë biznesi mund të ketë nevojë të likuidohet. Nëse biznesi është në paaftësi paguese, likuidimi mund të realizohet me qëllim shmangien e thellimit të borxheve ndaj kreditorëve dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj tyre.
Alternativat për hartimin e një plani riorganizimi janë nga më të ndryshmet por si debitor, duhen realizuar detyrat e shtëpisë duke paraqitur të gjithë informacionin e saktë mbi biznesin. Paraqitja e saktë e informacionit, bën të mundur për studion tonë, evidentimin e alternatives më të favorshme për hartimin e planit të riorganizimit.
Kërko për një avokat falimentimi !
Kur fluksit i mjeteve monetare bie dhe kreditorët kanë filluar të ndërhyjnë me operacionet e biznesit, është e rëndësishme për të marrë këshilla ligjore nga një avokat i cili është specializuar në riorganizime të biznesit. Menaxhimi nuk ka gjasa të ketë ndonjë përvojë në menaxhimin për të operuar një biznes në gjendje të vështirë. Një avokat apo studio me përvojë të bizneseve në vështirësi financiare është në gjendje të ju udhëzojë përmes këtij proçesi dhe shpesh mund të veprojë si një pengesë apo filtër kundër kreditorëve të pakënaqur. Përveç kësaj, mbajtja e një avokati me përvojë në kuadrin ligjor të proçedurave të falimentimit, do t’ju dërgojë një sinjal kreditorëve se biznesi është serioz dhe mendon nevojën e paraqitjes së një plani riorganizimi. Për kreditorët, kjo paraqet një alternative më të besueshme sidomos për marrjen në konsideratë të planit të riorganizimit.
Për të gjetur një avokat me përvojën e nevojshme, me besueshmëri dhe kompetencë, studio AlbanianBIS ka kontakte me profesionistë të cilët operojnë në proçedurat e falimentimit prej vitesh.
Punëso një konsulent financiar !
Nëse biznesi ka burimet, biznesi duhet të angazhojë një këshilltar financiar për të ndihmuar në hartimin e planit të riorganizimit. Një profesionist me përvojë që ka njohuri dhe experiencë, shpesh mund të ndihmojë stafin financiar të biznesit në përgatitjen e projekteve financiare të biznesit, komunikimet me kreditorët, formulimin, negocimin dhe zbatimin e planit të riorganizimit. Në një kohë kur një biznes është i dështuar apo në vështirësi financiare, është veçanërisht e rëndësishme që puna të përqëndrohet te menaxhimi për përmirësimin e punës së treguesve akonomiko financiarë të biznesit.
Në rastet kur kreditorët mund të kenë shqetësime në lidhje me menaxhimin ekzistues, konsulenca financiare mund të shmangë disa nga përceptimet negative mbi besueshmërinë, duke ndihmuar me formulimin e një propozimi të arsyeshëm dhe duke shërbyer si një palë e tretë pa interes në inicimin dhe kryerjen e diskutimeve në takimet me kreditorët.
Për të gjetur një profesionist me përvojën e nevojshme, besueshmëri dhe kompetencë, studio AlbanianBIS ka kontakte me profesionistë të cilët operojnë në proçedurat e falimentimit prej vitesh.
Negociatat me kreditorët e siguruar
Shumica e bizneseve kanë kreditorë të siguruar (zakonisht institucione financiare) të cilat janë me kolateral nga një asetë i biznesit. Në këto raste banka ka mundësi të përjashtojë kolateralin e saj, për të mbledhur shumën që i detyrohet. Para se të marrë këto hapa drastike, megjithatë, një përfaqësues i kreditorit zakonisht mund të kërkojë një takim me përfaqësues të biznesit për të shqyrtuar gjendje ekonomiko financiare të biznesit dhe për të negociuar arritjen e një marrëveshje të re të mundshme.
Biznesi duhet të mirëpresë këtë mundësi për të filluar një dialog me bankën dhe duhet të jetë i përgatitur për të relatuar gjendjen e tij financiare. Shumica e kontratave të kredisë i japin bankës autoritetin për të kërkuar një inspektim të librave dhe regjistrimeve të huamarrësit. Në shumë raste, banka do të kërkojë një auditim të biznesit të debitorit për të vlerësuar biznesin dhe gjendjen e kolateralit të bankës. Në qoftë se biznesi nuk arrin të jetë transparent me bankën, banka me shumë gjasa do të marrë masa ligjore për të zbatuar të drejtat e saj duke ekzekutuar kolateralin. Refuzimi për të dhënë informacion lidhur me ecurinë e biznesit do të çojë në keqbesim me kreditorët.
Pëlqimi nga kreditorët e pasiguruar
Kreditorët e pasiguruar janë kreditorët, borxhet e të cilëve nuk janë të siguruar me kolateral. Një biznes zakonisht ka një numër të caktuar prej kreditorëve të pasiguruar, si shitësit që furnizojnë mallra ose shërbime. Kështu, në vend që të kontaktoni çdo kreditor veç e veç, zakonisht caktohet një takim me të gjithë ose një numër të kreditorëve të pasiguruar të rëndësishëm për biznesin për të paraqitur planin e riorganizimit.
Në mënyrë që të përgatitet një takim me kreditorët, biznesi duhet të kërkojë këshilla nga një avokat dhe profesionist në fushën financiare me përvojë në procedurat e falimentimit të biznesit për të analizuar se çfarë do të ndodhë në qoftë se biznesi aplikon për proçedurë falimenti. Normalisht rasti i likuidimit do të rezultojë një “rast më i keq” për një kreditor, pasi dihet që në rastet e likujdimit asnjë nga kreditorët nuk shlyehet plotësisht. Nëse biznesi mund të tregojë se si proçedura e falimentimit në likujdim do të ndikojë negativisht në interesat e kreditorëve, me shumë gjasa ato do bien dakord për një plan riorganizimi të propozuar.
Qëllimi i komunikimit me kreditorët e pasiguruar është për të arritur një marrëveshje me të gjithë kreditorët për të hequr dorë nga mbledhja e borxhit forcërisht, në shkëmbim të shlyerjes e të gjithë ose të një pjese të borxhit me kalimin e kohës. Dhënia e mundësive kreditorëve për të propozuar një mënyrë ripagimi, rrit shanset për miratimin e planit. Nëse kreditorët do të bien dakord për një plan të propozuar, do të varet në masë të madhe nëse kreditorët do të shlyhen me tepër se sa në rastin e një likujdimi të biznesit.
Miratimi dhe kundërshtimi i një plani riorganizimi
Një plan riorganizimi në proçedurat e falimentimit është shpesh një mjet efektiv në parandalimin e kreditorëve në marrjen e masave ligjore kundër biznesit në këmbim të një shlyerje të pjesshme ose të plotë të borxhit. Avantazhi i një plani riorganizimi është dhe shumica e çdo grupi të kreditorëve duke detyruar dhe kreditorë specifikë të pranojnë planin.
Miratimi i një plani riorganizimi, lejon biznesin të vazhdojë veprimtarinë e tij i pashqetësuar nga kreditorët por nën mbikqyrjen e një administratori falimenti për respektimin e shlyerjes së detyrimeve sipas parashikimeve në plan.
Rastet e mosmiratimit të planit të riorganizimit nga ana e kreditorëve, rezulton në dështim të debitorit për të provuar mundësinë e vazhdimësisë së veprimtarisë së biznesit dhe konvertimin e çështjes në likujdim.
Faqja zyrtare e studios AlbanianBIS është e para në Shqipëri e cila u mundëson subjekteve të interesuara informacion për shitjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme objekte të proçedurave të ekzekutimit nga përmbaruesit gjyqësore, pasuritë në shitje të proçedurave të falimentimit, kontakte me profesionistë në fushën ligjore ose financiare.