Për rastet e individëve të ndershëm ligjvënësi ka sanksionuar dhe konceptin e shkarkimit për disa lloj detyrimesh të cilat janë të ndryshme në legjislacione të ndryshme.
Praktikisht sipas dispozitave ligjore, debitori individ paraqet një plan ristrukturimi të detyrimeve për një afat të caktuar kohor për shlyerjen e tyre.
Ky plan paraqet një pasqyrë të të ardhurave dhe shpenzimeve të debitorit individ, ku sipas vendimit të gjykatës, i lejohen të mbajë vetëm shpenzimet për jetesë.
Ndryshe nga biznesi, proçedura e falimentimit të një individi vjen më e thjeshtuar. Vetë koncepti i likujdimit apo riorganizimit tek një individ ndryshe nga bizneset vjen me shitjen e pasurive ose paraqitjen e një plani me qëllim ruajtjen e disa pasurive dhe likujdimin e detyrimeve sipas parashikimeve në plan.
Nëse në rastin likujdimit të një biznesi, ky i fundit nuk egziston me De facto apo De Jure, në rastin e individit ky i fundit me likujdimin e pasurive fillon një jetë të re.
Shkarkimi i detyrimeve tek një individ, vjen si kërkesë e tij para gjykatës me aplikimin për hapjen e proçedurave të falimentit. Si koncept bazë, pranimi i shkarkimit të detyrimeve nga ana e gjykatës i jep mundësi debitorit individ që me përfundimin e proçedurës së falimentit të mos ketë më detyrime ndaj kreditorëve.
Kjo do të thotë që asnjë prej kreditorëve nuk mund ti drejtohet debitorit për shlyerjen e detyrimeve në momentin kur këto janë shkarkuar me vendim gjykate.