Konsulenca ligjore e ofruar nga ana jonë synon:
- Plotësimin e dokumentacionit në rastet e proçedurave të falimentimit si në likujdim, riorganizim apo ristrukturim të detyrimeve në rastin e individëve me të ardhuara të rregullta.
- Informacion të plotë mbi proçedurat e falimentit, aspektet pozitive dhe detyrimet që vijnë prej saj.
- Shqyrtim të situatës financiare të binzesit apo individit dhe dhënia e alternativave më të favorshme për zgjidhjen e detyrimeve me të tretët.
- Përfaqësim gjyqësor me avokatë me eksperiencë në proçedurat e falimentimit.
- Konsulencë dhe plotësim i dokumentaconit për të gjitha fazat në proçedurat e falimentimit si dhe ndihmë për hartimin e planit të riorganizimit apo ristrukturimit të detyrimeve.
- Konsulencë për kreditorët mbi mundësinë e realizimit të një plani riorganizimi paraqitur nga një debitor.
- Zgjidhje për daljen e biznesit nga paaftësia paguese për përdorim më efikas të burimeve financiare dhe atyre njerëzore.