Proçedurat e falimentimit për nga vetë kompleksiteti që ka ligji si në kontekstin procedurial ashtu dhe material, paraqesin domosdoshmërinë e përfaqësimit në gjykatë nga një avokat i cili është e specializuar në këtë fushë.
Mungesa e përfaqësimit apo një përfaqësim nga një avokat jo ekspert të fushës ka sjellë shpesh disa aspekte negative si:
- Konfuzion dhe tejzgjatje të proçedurës.
- Mungesë e mbrojtjes së të drejtave si debitorit ashtu dhe kreditorit.
- Zbatim të gabuar të legjislacionit “Për falimentin”.
- Rritje të kostove të proçedurës.
- Dëm financiar si në raste të debitorit ashtu dhe kreditorit.
- Etj.
Duke iu referuar këtyre kushteve, studio AlbanianBIS mundëson përfaqësimin me avokatë për:
- Hartimin e kërkesë padisë dhe paraqitjen e saj në gjykatë.
- Përfaqësimin në gjykatë në seancat gjyqësore.
- Përfaqësimin dhe ndjekjen e proçeseve gjyqësore që lidhen me proçedurën e falimentimit si palë e paditur apo paditës.
Studio AlbanianBIS garanton paraprakisht një përfaqësim profesional avokatie dhe relaton paraprakisht mundësitë e suksesit para çdo proçedure gjyqësore.