“Rregullimi i borxheve të një individi me të ardhura të rregullta.” është mënyra e përshtatshme për debitorët që të paraqesin një plan për të shlyer kreditorët për një periudhë të caktuar kohore.
Gjykata ose miraton ose refuzon planin e shlyerjes në një seancë të caktuar, në bazë të faktit nëse i plotëson kërkesat e vendosura nga Ligji apo jo. Dallimi kryesor, në krahasim me proçedurën e likuidimit, është se në rastet e riorganizimit për individin me të ardhura të rregullta, ai zakonisht mbetet në posedim të pronës dhe bën pagesat ndaj kreditorëve përmes mbikqyrësit. Plani është i bazuar në të ardhurat e projektuara të debitorit.
Ndërsa plani është në fuqi, debitori është i mbrojtur nga paditë e kreditorëve ose veprime të tjera për mbledhjen e detyrimeve në mënyrë të njëanshme.