Paraqitja e pretendimeve nga një kreditor në një proçedurë falimentimi, në referim të kuadrit ligjor realizohet në një nga mënyrat si vijon:
- Paraqitja e shumës së pretenduar duke bashkëlidhur dokumentacionin provues (kontratën si dhe faturat e papaguara) si dhe duke relatuar rradhën e preferimit sipas parashikimeve në kuadrin ligjor.
- Vendimin e gjykatës që provon shumën e pretendimit në rastet kur kjo është vërtetuar në rrugë gjyqësore.
Pretendimet i paraqiten brenda afateve ligjore administratorit të falimentit i cili vërteton pretendimet e paraqitura në raport me dokumentacionin provues.
Mos paraqitja e pretendimeve nga ana e kreditorit brenda afateve të parashikuara në ligj, sjell shkarkimin e detyrimit nga ana e debitorit për shlyerjen e këtyre pretendimeve.
Disa pyetje përgjigje.
Si mund ta gjej se kush është administratori i falimentit ?
Administratori i falimentit emërohet nga gjykata dhe ky informacion është gjithashtu në dispozicion në shkresat e gjykatës së falimentimit. Në shumicën e rasteve në riorganizim, debitori merr përsipër detyrat e administratorit të falimentit duke drejtuar veprimtarinë e përditshme të biznesit, dhe ky i fundit ka vetëm rolin e mbikqyrësit.
Në rastet e shkarkimit të detyrimeve të debitorit a do të shlyhen pretendimet e mia si kreditor ?
Në rastet e shkarkimit të detyrimeve të një debitori individ, kujdestari (administrator mbikqyrës) vazhdon të administrojë pasuritë e debitorit derisa asetet të shiten; plani i paraqitur për shlyerjen e detyrimeve të ketë përfunduar, dhe kreditorët të paguhen në masën e aseteve.
Vetëm kam dëgjuar për rastin e falimentimit, por nuk kam marrë një njoftim nga gjykata.
Nëse ju jeni në dijeni në lidhje me rastin e falimentimit, edhe jozyrtarisht, ju duhet të veproni për të ruajtur të drejtat tuaja. Shumica e gjykatave thonë se në qoftë se ju keni njohuri për rastin, megjithëse nuk jeni njohur zyrtarisht, fakti që shpallja për hapjen e proçedurave është publike prezumon se njoftimi është marrë. Është e rëndësishme që nga ana e kreditorit të paraqiten pretendimet në kohë për të patur mundësinë e ruajtjes së të drejtave që ka dhe të drejtës që lidhet me votimin gjatë proçedurës së falimentimit.