Kendvështrim i përgjithshëm i proçedurës

Si funksionojnë Gjykatat e Falimentit

Ndërsa shumica e raste gjyqësore shqyrtohen në gjykatë civile ose penale, rastet e falimentimit kanë një sistem specifik në të gjithë vendin të cilat trajtohen aktualisht nga seksioni tregtar i gjykatave të rrethit. Çdo rreth gjyqësor ka gjykatën e saj të seksionit tregtar.

Gjyqtarët e falimentimit kanë autoritetin për të marrë vendime të detyrueshme në rastet e falimentimit, të tilla si çështje të konfilkteve civile të natyrës së detyrimeve, marrëdhenie kontraktuale qiraje, shërbimi etj.

Shumica e aplikantëve në rastet e likujdimit kanë shumë pak ndërveprim me gjykatën për vetë faktin se në këto raste detyrat e debitorit i kalojnë administratorit të falimentit. Në rastet e riorganizimit debitorët zakonisht paraqiten në gjykatë, në seancën e konfirmimit ose jo të planit të falimentimit megjithatë kjo është në varësi të detyrave dhe kërkesave që vinë nga komiteti i kreditorëve dhe gjykata.

Qëllimi kryesor i proçedurave të falimentimit është për ti dhënë debitorëve një mënyrë për të dalë nga borxhet, duke i dhënë konsumatorëve dhe bizneseve një fillim të ri, kur të gjitha opsionet e tjera kanë dështuar.

Llojet e ndryshme të Falimentit

Nëse ju do të pyesni një avokat, “Çfarë është falimentimi ?” ju ndoshta do t’iu kërkohet nëse jeni një biznes apo një individ, statusin e borxheve tuaja, dhe pyetje të tjera për të ndihmuar të percaktoni situatën tuaj. E vërteta është se, falimentimi mund të thotë gjëra të ndryshme për debitorë të ndryshëm. Ka disa lloje të falimentimit të parashikuara sipas Ligjit të falimentimit:

Likuidimi

Është titulluar “likuidim” në Ligj, pasi shumica e aseteve të debitorit shiten për gjeneruar para të cilat përdoren për të paguar kreditorët. Megjithatë, ekzistojnë kufizime të caktuara se cilat asete mund të likuidohen pasi ka dhe përjashtime.

Shëno dhe variante të ndryshme kur vazhdon ose jo veprimtaria etj.

Riorganizimi për individin me të ardhura të rregullta 

“Rregullimi i borxheve të një individi me të ardhura të rregullta.” është mënyra e përshtatshme për debitorët që të paraqesin një plan për të shlyer kreditorët për një periudhë të caktuar kohore.

Gjykata ose miraton ose refuzon planin e shlyerjes në një seance të caktuar, në bazë të faktit nëse i plotëson kërkesat e vendosura nga Ligji apo jo. Dallimi kryesor, në krahasim me proceduren e likuidimit, është se në rastet e riorganizimit për individin me të ardhura të rregullta, ai zakonisht mbetet në posedim të pronës dhe bën pagesat ndaj kreditorëve përmes mbikqyrësit. Plani është i bazuar në të ardhurat e projektuara të debitorit.

Ndërsa plani është në fuqi, debitori është i mbrojtur nga paditë e kreditorëve ose veprime të tjera për mbledhjen e detyrimeve në mënyrë të njëanshme.

Riorganizimi (BIZNESI)

“Riorganizim”, më shpesh përdoret nga bizneset që dëshirojnë për të vazhduar veprimtarinë e tyre, por ndërkohë e kanë të pamundur shlyerjen në kohë reale të detyrimeve të tyre. Debitorët në riorganizim kanë të drejtë të paraqesin një plan riorganizimi i cili duhet të përfshijë një deklaratë ndaj kreditorëve me informacion të mjaftueshëm për ti informuar ata me parashikimet e planit. Në thelb plani i Riorganizimit konsiston në propozimet e debitorit ndaj kreditorëve për një mënyrë të re ripagimi të detyrimeve për një afat të caktuar kohor.

Në riorganizim debitori mund të likujdojë borxhet përmes një kombinimi të shlyerjes së disa borxheve dhe shkarkimit të disa të tjerave apo në tërësi.