Në zbatim të nenit 54 pika 1 të Ligjit Nr. 110/2016 datë 27.10.2016 “Për Falimentimin” ku sanksionohet se “Mbledhja e kreditorëve thirret nga gjykata e falimentimit ose administratori i falimentimit apo ai mbikëqyrës. Administratori mund të thërrasë mbledhjen e kreditorëve sa herë që e gjykon të nevojshme për mirëfunksionimin e procedurës së falimentimit.”
Ju informoj se më datë 04.11.2024 ora 17:00 do të zhvillohet mbledhja me Kreditorët pranë zyrës së administratores së falimentit në adresën “Rruga Panorama , Pallati Sara-El, Kati 2, Tiranë”.
REND DITE: Caktimi i mënyrës së shitjes së masës së falimentimit të shoqërisë “ALBIT DIABRA” shpk shoqëri në procedurë falimentimi.
No comment