- Belle Air shpk
- Pasuritë objekt shitje janë:
- Pasuri e paluajtshme me nr. 42/4, Vol. 3, Fq 163, Zonë Kadastrale nr. 1669, me sipërfaqe 4.000 m2, e llojit Arë, ndodhur ne Fushë-Prezë, Tiranë, me çmim shitje 160.000 euro.
- Pasuri e paluajtshme me nr. 115/4, Vol. 3, Fq. 93, Zonë Kadastrale nr. 3183, me sipërfaqe 7.428 m2 e llojit Arë, ndodhur ne Rinas-Krujë, me çmim shitje 326.400 euro.
- Pasuri e paluajtshme me nr. 237/4, Vol. 9, Fq. 55, Zonë Kadastrale nr. 3096, me sipërfaqe 18.480 , e llojit Kullotë, ndodhur ne Qerekë, Krujë, me çmim shitje 739.200 euro.
- Pasuri e luajtshme, e llojit Pjesë Këmbimi per avion të tipit Airbus 319-100, Airbus 320-200 si dhe ATR 72-500 dhe elementët shoqërues për mirëmbajtje, ndodhur në ambientet jashtë rrethimit të brendshëm të TIA-s (Tirana International Airport), me çmim shitje 279.719 euro.
- Shitje nëpërmjet Ankandit të Hapur
- Subjektet e interesuara mund të njihen me asetet sipas Raporteve të Vlerësimit nga ekspertët vlerësues në adresat përkatëse nga data 18.03.2019 deri në datë 26.03.2019 ose në faqen e internetit www.albanianbis.com, www.belleair.al .
- Ankandi do të zhvillohet në ambjentet e zyrës së shoqërisë “Belle Air” shpk, shoqëri në falimentim, në datë 26.03.2019 ora 12:00. Ftohen subjektet e interesuara të paraqesin ofertat me zarf të mbyllyr në adresën: Rr. “Jordan Misja”, Pallati “Sara-El”, Shk. 1, Ap. 1, Tiranë-Shqipëri.
- Depozita për pjesëmarrjen në shitjen e sendit të interesuar është 20% e vlerës së sendit dhe duhet depozituar para hapjes së ankandit në Llogarinë nr. 401587830CLPRCLALLA3 me nr IBAN AL8020511014587830CLPRCLALLA në Bankën Kombëtare Tregtare (Tiranë-Albania). Mandati i depozitës duhet paraqitur ditën e zhvillimit të ankandit në shoqërisë “Belle Air” shpk, në adresë Rr. “Jordan Misja”, Pallati “Sara-El”, Shk. 1, Ap. 1, Tiranë-Albania
- Depozituesi do të humbasë të drejtën e tij për rimbursimin e depozitimit nëse nuk arrin të:
a) Regjistrohet ne ankand
b) Paraqitet në ankand
c) Nënshkruajë në procesverbalin e ankandit
d) Nënshkruajë kontratën e shitjes si blerës i deklaruar
e) Paguajë çmimin e shitjes brenda afateve të përcaktuara si blerës i deklaruar
f) Nënshkruajë kontratën e shitjes brenda afateve të përcaktuara si ofertuesi i dytë me çmimin më të lartë, mbas tërheqjes së blerësit të deklaruar
e) Paguajë çmimin e shitjes brenda afateve të përcaktuara si ofertuesi i dytë me çmimin më të lartë, pas tërheqjes së blerësit të deklaruar - Oferta paraqitet në përputhje me pikën V, të standartit nr 5, të “Standarteve Kombëtare për Administrimin e Masës së Falimentimit” miratuar me VKM nr. 124 datë. 06.12.2013. Do te shpallet fitues, pjesëmarrësi ofertues qe ofron vlerën më të lartë në favor të autoritetit shitës për blerjen e objektit të shpallur për shitje.
- Fituesi i ankandit është i detyruar të paguajë çmimin e shitjes jo më vonë se 30 ditë nga nënshkrimi i kontratës së shitjes.
- Rimbursimi i depozitave për pjesmarrësit në ankand do të realizohet brenda 8 ditëve kalendarike nga data e zhvillimit të ankandit përveç blerësit të deklaruar dhe ofertuesit të dytë më të lartë.
Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për çdo informacion mund të kontaktohet në adresën e sipërshënuar të administratores së falimentit.
Shpresa Breçani
Administratore Falimentimi
No comment