Njoftim për shitjen e pasurive të paluajtshme të shoqërisë “Volalba” shpk, subjekt në procedure falimentimi

Njoftim për shitjen e pasurive të paluajtshme të shoqërisë “Volalba” shpk, subjekt në procedure falimentimi:

  1. Volalba shpk
  2. Pasuritë objekt shitje janë:
  3. 14 pasuri të llojit Arë, Karrierë në adresën Allprenaj, Lushnje me çmim shitje në total 25,733,772 Lekë ose 204,236 Euro, specifikisht:
  • Pasuri nr. 173/12, Vol. 3, fq.156, 14.000 m2, e llojit Karriera me çmim shitje 1,512,000 Lekë
  • Pasuri nr. 170/35, Vol 3, fq. 229, 22.371 m2, e llojit Arë me çmim shitje 6,442,848 Lekë
  • Pasuri nr. 170/29, Vol 3, fq. 196, 9.000 m2, e llojit Arë me çmim shitje 2,592,000 Lekë
  • Pasuri nr. 170/28, Vol 3, fq. 195, 7.200 m2 e llojit Arë me çmim shitje 2,073,600 Lekë
  • Pasuri nr. 170/21, Vol 3, fq. 27, 2.135 m2, e llojit Arë me çmim shitje 666,720.0 Lekë
  • Pasuri nr. 170/20, Vol 3, fq. 26, 2312 m2, e llojit Arë me çmim shitje 665,856 Lekë
  • Pasuri nr. 170/19, Vol 1, fq. 7, 10.700 m2, e llojit Arë me çmim shitje 3,081,600.0 Lekë
  • Pasuri nr. 170/16, Vol 2, fq. 35, 2.569 m2, e llojit Karriera me çmim shitje 277,452 Lekë
  • Pasuri nr. 170/14, Vol 2, fq. 245, 2.000 m2, e llojit Arë me çmim shitje 576,000.0 Lekë
  • Pasuri nr. 170/13, Vol2, fq. 244, 3.000 m2, e llojit Arë me çmim shitje 864,000 Lekë
  • Pasuri nr. 170/12, Vol 3, fq 13, 2.000 m2, e llojit Arë me çmim shitje 576,000 Lekë
  • Pasuri nr. 169/49, Vol 3, fq 150, 2.000 m2, e llojit Karriera me çmim shitje 216,000 Lekë
  • Pasuri nr. 169/51, Vol 3, fq 154, 52.000 m2, e llojit Karriera me çmim shitje 5,616,000 Lekë
  • Pasuri nr. 169/46, Vol 2, fq 23, 5.312 m2, e llojit Karriera me çmim shitje 573,696 Lekë
  • Pasuri në adresën Allprenaj, Lushnje, si vijon:
    Pasuri nr. 181/52, Vol.3, fq. 159, 1.600 m2, e llojit Truall dhe 290 m2, e llojit Ndërtesë me çmim shitje në total 1,254,603 Lekë ose 9,957 Euro.
  • Pasuri në adresën Dushk, Lushnje, si vijon:
    Pasuri nr. 245/22, Vërtetim nga dokumentet Hipotekor nr. 208 datë 05.10.2000, 1.000m2, e llojit Truall dhe 70 m2 e llojit Ndërtesë me çmim shitje në total 1,054,620 Lekë ose 8,370 Euro.

  1. Shitje nëpërmjet Ankandit të Hapur 5
  2. Subjektet e interesuara mund të njihen me asetet sipas Raporteve te Vlerësimit nga eksperti vlerësues në adresat përkatëse nga data 24.10.2020 deri në datë 30.10.2020 ose në faqen e internetit www.albanianbis.com, www.volalba.com.
  3. Ankandi do të zhvillohet në ambjentet e zyrës së administratores së falimentimit, në datë 31.10.2020 ora 15:00. Ftohen subjektet e interesuara të paraqesin ofertat me zarf të mbyllyr në adresën e Administratores së Falimentimit, Rr. “Jordan Misja”, Pallati “Sara-El”, Shk. 1, Ap. 1, Tiranë-Shqipëri.
  4. Çmimi i shitjes në total i të gjithë pasurive të mësipërme është 28,042,994 Lekë ose 226,000 Euro.
  5. Depozita për pjesëmarrjen në shitjen e sendit të interesuar, është 20% e vlerës së sendit dhe duhet depozituar para hapjes së ankandit në llogarinë nr. 401015877 401015877CLPRCLALLT8ALL,

IBAN: AL3720511210015877CLPRCLALLT në Bankën Kombëtare Tregtare (Tiranë-Albania). Mandati i depozitës duhet paraqitur ditën e zhvillimit të ankandit në zyrën e adminstratores së falimentimit në adresë. Rr. “Jordan Misja”, Pallati “Sara-El”, Shk. 1, Ap. 1, Tiranë-Albania

  1. Depozituesi do të humbasë të drejtën e tij për rimbursimin e depozitimit nëse nuk arrin të:
  2. a) Regjistrohet ne ankand
  3. b) Paraqitet në ankand
  4. c) Nënshkruajë në procesverbalin e ankandit
  5. d) Nënshkruajë kontratën e shitjes si blerës i deklaruar
  6. e) Paguajë çmimin e shitjes brenda afateve të përcaktuara si blerës i deklaruar
  7. f) Nënshkruajë kontratën e shitjes brenda afateve të përcaktuara si ofertuesi i dytë me çmimin më të lartë, mbas tërheqjes së blerësit të deklaruar
  8. e) Paguajë çmimin e shitjes brenda afateve të përcaktuara si ofertuesi i dytë me çmimin më të lartë, pas tërheqjes së blerësit të deklaruar
  9. Oferta paraqitet në përputhje me pikën V, të standartit nr 5, të “Standarteve Kombëtare për Administrimin e Masës së Falimentimit” miratuar me VKM nr. 124 datë. 06.12.2013. Do te shpallet fitues, pjesëmarrësi ofertues qe ofron vlerën më të lartë në favor të autoritetit shitës për blerjen e objektit të shpallur për shitje.
  10. Fituesi i ankandit është i detyruar të paguajë çmimin e shitjes jo më vonë se 30 ditë nga nënshkrimi i kontratës së shitjes.
  11. Rimbursimi i depozitave për pjesmarrësit në ankand do të realizohet brenda 8 ditëve kalendarike nga data e zhvillimit të ankandit përveç blerësit të deklaruar dhe ofertuesit të dytë më të lartë.

Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për çdo informacion mund të kontaktohet në adresën e sipërshënuar të administratores së falimentit.

Shpresa Breçani,

Administratore Falimentimi e shoqërisë “Volaba” sh.p.k, shoqëri në falimentim